Mbahet fushatë vetëdijesuese për nxënësit me temën “Stop dhunës në shkolla dhe shoqëri”
Në kuadër të javës 16-ditore organizata joqeveritare “Rinia” në bashkëpunim me Komunën e Deçanit kanë filluar të mbajnë trajnime informuese, ndërgjegjësuese me nxënësit e gjimnazit “Vëllezërit Frasheri” në Deçan, shkollës fillore “Lidhja e Prizrenit” si dhe nxënësit e shkollës fillore “Isa Boletini” në Isniq me temën “Stop dhunës në shkolla dhe shoqëri”.
Komunë e Deçanit ka njoftuar se përmes bashkëbisedimit është ngritur vetëdijesimi i nxënësve për të mos i heshtur rastet e dhunës, por t’i raportojnë ato duke shmangur rreziqet e përshkallëzimit të rasteve. “Gjatë trajnimin janë shpërnda edhe broshura me karakter sensibilizues për nxënësit, të cilat janë dizajnuar që të adresojnë fushën e dhunës fizike dhe psikologjikë. Gjetja më e rëndësishme ishte se dhuna nuk është një praktike e pranuar ne shtëpitë dhe shkollat, po ashtu është ngritur vetëdija e nxënësve kundër dhunës dhe ngacmimeve në shkolla, si dhe janë shpërndarë qindra broshura me temën ‘Stop dhunës në shkolla dhe shoqëri’”, ka njoftuar kjo komunë.
Sipas këtij njoftimi, drejtori i organizatës joqeveritare “Rinia”, Liridon Istrefaj gjatë një ligjërate me nxënës ka thënë se qëllimi i këtij trajnimi është shpërndarja e qasjes pozitiviste tek të rinjtë.
/Epoka e re/