Mbahet gara memoriale në peshkim “Jahir Mazreku”
Në brigjet e liqenit në Mirushë të Komunës së Malishevës, organizuar nga Shoqata e Peshkatarëve Sportiv “Sykuqi” në Malishevë është mbajtur të dielën gara e parë memoriale në peshkim, e cila mban emrin e dëshmorit të kombit Jahir Mazreku.
Garuesit pjesëmarrës ishin nga të gjitha viset e Kosovës.
Kryetari i Shoqatës së Peshkatarëve Sportiv “Sykuqi” në Malishevës, Avdullah Paçarizi, i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë garë memoriale, e cila mbanë emrin e dëshmorit të kombit Jahir Mazreku.
Vendin e parë në këtë garë e zuri peshkatari Gazmend Krenzi, vendin e të dytë Gëzim Çallaku dhe vendin e tretë Jeton Mazreku.
Për të gjithë fituesit janë ndarë mirënjohje dhe çmime të siguruara nga Shoqata e Peshkatarëve Sportiv “Sykuqi”.
Gara është mbikëqyrur nga referët e Federatës së Peshkimit të Kosovës.
/Epoka e re/