Mbahet kolonia artistike “Arti për të gjithë”
20 qershor 2024
| 15:02
Në Nerodime, Ferizaj është mbajtur kolonia artistike në kuadër të projektit “Arti për të gjithë: Inkurajimi i krijimit të veprave të artit dhe ekspozitave për personat me aftësi të kufizuara”.
Organizuar për herë të parë në Kosovë nga shoqata ‘Hendifer’, me pjesëmarrjen e artistëve profesionistë me aftësi të kufizuara nga Ballkani Perëndimor dhe atyre vendorë, artistët patën mundësinë të eksplorojnë dhe të inspirohen nga disa prej monumenteve më të rëndësishme kulturore dhe historike të vendit tonë, duke e përmbyllur këtë projekt në fund me një ekspozitë të jashtëzakonshme, ka njoftuar MKRS-ja.
Kjo koloni artistike dhe projekti i shoqatës Hendifer mbështetet nga Ministria e Kulturës.