Mbahet konferenca ‘Dimensionet e teatrit kosovar/Tradita përballë formave të reja’

27 dhjetor 2019 | 15:52

Është mbajtur Konferenca Teatrore, edicioni II, me temën “Dimensionet e Teatrit Kosovar/ Tradita përballë formave të reja”, shkruan Syri.net Kosova.

Kjo konferencë organizohet sivjet për herë të dytë në Prishtinë, në Institutin Albanologjik ku morën pjesë pjesë emra të shquar të teatrit kosovar, drejtues të institucioneve kulturore dhe studentë të Fakultetit të Arteve të UP-së.

Konferenca është organizuar nga organizata me përvojë në aktivitetet kulturore Cult Club dhe regjisorja Prof.Asc. Elmaze Nura., ku kjo e fundit falënderoi gjithë të pranishmit në ngjarje.

Ajo tha se kjo konferencë pikërisht me këtë temë është shumë  e dobishme, ku njëjtë kishte qenë edhe ajo e vitit paraprak me temë “Teatri mes artit dhe politikës”

Ndërkaq profesori I shquar Nebi Islami bëri një referencë karshi dimensioneve të teatrit kosovar përderisa përgëzoi regjisoren Nura për organizimin e evinementeve të tilla, duke e cilësuar si kolose në art edhe jashtë kufijve shqiptar.

Islami shtoi se drama dhe teatri tek ne ka filluar bashkë me letërsinë.

“Drama dhe teatri tek ne fillon bashkë me letërsinë atëherë kur Naim Frashëri dhe të tjerët filluan ta afirmojnë kombin shqiptar” .

Sipas tij, tanimë teatri ka tri shtylla kryesore.

“…Teatrin e shohim të gjallë në një vend të caktuar, prandaj kemi tri shtylla kryesore që e përcaktojnë teatrin : drama si tekst letrar, regjisori dhe aktori”, shtoi ai.

Nga ana tjetër profesori, Arjan Krasniqi  teatrin pas luftës e quajti edhe si “Fytyra e re mbi trupin e vjetër”

Ai gjatë diskutimit tregoi edhe statistikat e prodhimtarisë së shfaqjeve teatrore.

“Statikisht prodhimtaria e shfaqjeve teatrore ka qenë më e madhe më herët se në 20 vitet e fundit kjo statistike tregon se kemi pas më shumë prodhimtari por edhe cilësi”, tha Krasniqi.

Si panelistë diskutuan Prof. Fadil Hysaj dhe aktori i njohur Mentor Zymberaj që sollën përvojen e tyre të çmuar në teatër brenda dhe jashtë vendit.

Në përfundim  të konferencës u nxorrën edhe rekomandimet përkatëse, që i’u drejtuan institucioneve kompetente.

Në kuadër të konferencës, u mbajt edhe një workshop për teatrin dhe diasporën.

Kujtojmë se rekomandimet e konferencës së parë, të mbajtur para një viti, ndikuan në përmirësime të dukshme në fushën e teatrit në Kosovë. Kjo konference është mbështetur nga MKRS, MeD dhe Komuna e Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i shoqëruar nga…