
Mbahet konferenca lidhur me projektin “Promovimi i të drejtave gjuhësore në Komunën e Kamenicës”
Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër të projektit “Promovimi i të drejtave gjuhësore në Komunën e Kamenicës”, përkrahur nga Zyra e Kryeministrit / Zyra e Komisionerit për Gjuhët ka mbajtur konferencën për media në përfundim të realizimit të projektit mbi të arriturat e objektivave dhe rezultatet e projektit.
Në fillim të konferencës projekt menaxheri Sherafedin Vranja njoftoi të pranishmit për qëllimin dhe objektivat, aktivitetet e realizuara gjatë implementimit të projektit.
Si rekomandime kryesore të dala nga debati dhe trajnimeve janë: rritja e nivelit të respektimit i të drejtave gjuhësore nga institucionet komunale, vetëdijësimi i zyrtarëve të drejtorive komunale për përdorimin e dy gjuhësisë, hartimi i rregullores komunale për njohjen dhe përdorimin e gjuhëve në nivel komunal, organizimi i aktiviteteve vetëdijësuese për komunitetet, vendosja e shenjave, njoftimeve dhe tabelave njoftuese komunale në dy gjuhë, rritja e stafit të zyrtarëve për përkthim.
Po në kuadër të aktiviteteve është organizuar kursi katër mujor për mësimin e gjuhës shqipe ku këtë kurs e kanë vijuar njëzet qytetarë të komuniteteve të komunës së Kamenicës
Rekomandimet e dala nga aktivitetet do t’i adresohen Kryetarit të Komunës, Zyrës së Komisionerit për Gjuhët, për shqyrtimin dhe realizmin e rekomandimeve.
Në konferencë kanë marrë pjesë: zyrtar nga zyra për komunikim dhe marrëdhënie me publikun, zyrtarë të drejtorive komunale, zyrtarë nga zyra për komunitete, organizata të shoqërisë civile dhe media.