Mbahet Konferenca Ndërkombëtare Studentore e Universitetit të Prishtinës

20 mars 2018 | 11:26

Edicioni i tretë me radhë i Konferencës Ndërkombëtare Studentore të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” (UPISC) ka hapur thirrjen për pranimin e punimeve shkencore.

Afati i fundit për aplikim për pranimin e punimeve shkencore është deri më 15 prill.

Tema e këtij edicioni do të jetë “Edukimi në Ndërmarrësi në shekullin e 21-të”.

Punimet e konferencës do të publikohen në librin e saj, i cili përmban kodin ISBN.

Po ashtu, konferenca ka Këshillin Shkencor në të cilin bëjnë pjesë profesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët janë kontribuuesit kryesorë në cilësinë e lartë shkencore të UPISC-it.

Konferenca Ndërkombëtare Studentore të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” (UPISC) në edicionin e fundit ka sjell studentë nga 35 shtete të botës në kryeqytetin e Kosovës, duke u bërë kështu njëra ndër konferencat ndërkombëtare më të suksesshme, organizuar nga studentët e Universitetit të Prishtinës.

E para e llojit të tillë në historinë e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” u ka lënë përshtypje të mira edhe pjesëmarrësve të vitit të kaluar, të cilët e vlerësuan si mirë të organizuar, profesionale, informuese dhe shumë zbavitëse.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e famshme nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj, më në fund…