Mbahet konferenca shkencore “Një shekull nga botimi i përkthimit të Kuranit prej Ilo Mitkë Qafëzezit”

21 shtator 2021 | 15:15

Organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, konkretisht nga Instituti për Hulumtime dhe Studime Islame në selinë e Kryesinë e BIK-ut të martën është mbajtur konferenca shkencore me titull: “Një shekull nga botimi i përkthimit të Kuranit prej Ilo Mitkë  Qafëzezit.

Në këtë konferencë shkencore po marrin pjesë,  kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava, kryetari i Komunitetit mysliman shqiptar, Bujar ef. Spahiu, reisi i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, hfz. Shaqir ef. Fetahu, kryetari i Kuvendit të BIK-ut, dr. Ajni Sinani, dekani i FSI-së  dr. Fahrush Rexhepi, drejtori i Medresesë “Alauddin”, mr. Fadil Hasani, drejtori i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi, studiues, akademikë,  hulumtues e dashamirës të shkencës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Në hapje të konferencës në emër të Këshillit organizativ të konferencës, ka folur kryeimami i Republikës së Kosovës, Vedat ef, Sahti, i cili mysafirëve u ka dëshiruar mirëseardhje, duke thënë se kjo konferencë është duke u mbajtur në shënimin e 100-vjetorit të përkthimit të Kuranit në gjuhën shqipe  nga rilindësi ynë i shquar Ilo Mitkë Qafëzezit.

Ai ka thënë se nëpërmjet kësaj konference, si asnjë herë deri tani kanë risjellë për studiuesit  e fushave të ndryshme nismën e parë serioze për përkthimin e Kuranit  në gjuhën shqipe.

Kurse drejtori i  Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame (IHSI), prof. Sabri Bajgora, ka thënë se  në kuadër të objektivave dhe punës, bën pjesë edhe organizimi i konferencës shkencore “Një shekull nga botimi i përkthimit të Kuranit nga Ilo Mitkë Qafëzezi”.

Më tutje, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava, ka thënë se me këtë aktivitet  i kushtohet rënësi një përvjetori të rëndësishëm për kulturën dhe historinë tonë.

Me këtë rast, ai ka falënderuar Institutin për Hulumtime dhe Studime Islame, prof. Sabri Bajgora, që kanë ndërmarr këtë hap për të shënuar 100-vjetorin e daljes në dritë të përkthimit të Kuranit nga rilindasi Ilo Mitkë Qafëzezi, në formën më të mirë duke organizuar Konferencë shkencore kushtuar kësaj vepre.

“Botimi i përkthimit të Kuranit nga Ilo Mitkë Qafëzezi, vjen në duart e shqiptarëve në vitet e ’20 të shekullit të kaluar, po thuaj se një dekadë pas pavarësisë së shtetit shqiptarë dhe në kohën kur konsolidohen, themelohen dhe fillojnë veprimtaritë e tyre institucionet kryesore shtetërore, arsimore, kulturore e fetare. Vepra e Qafëzezit, megjithëse një vepër e rëndësishme e botuar dhe realizuar në një kohë delikate e plotë kthesa për popullin tonë, një vepër  realizuar nga një bashkëkombës i ynë ortodoks për vëllezërit e tij myslimanë, për çudi as dje e as sot, nuk ka marrë vëmendjen e duhur të studiuesve dhe as vendin  meritor në historinë e literaturës shqipe”, ka thënë Tërnava.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e…