Mbahet konsultimi publik për draft vlerësimin strategjik mjedisor për hartën zonale komunale të Rahovecit 2024-2032
Në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit u mbajt konsultimi publik me qytetarë për të diskutuar rreth “Draftit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM) për Hartën Zonale Komunale të Rahovecit 2024-2032”, të organizuar nga Drejtoria për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit.
Në këtë konsultim kanë marrë pjesë drejtori i Drejtorisë për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, Albnor Mullabazi, organizatat joqeveritare, ekspertë të fushave të ndryshme dhe qytetarë.
Drejtori, Albnor Mullabazi, në fjalën hyrëse ka falënderuar të pranishmit dhe konsulentët që kanë kontribuuar në hartimin e këtij drafti.
Të pranishmit kanë diskutuar lidhur me “Draft Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) për Hartën Zonale Komunale të Rahovecit 2024-2032”.