Mbahet mbledhja e Kuvendit të Aksionarit për vitin 2020

01 tetor 2021 | 18:07

Gjatë ditës së sotme, në zyret qëndrore të KRU ”Prishtina” sh.a. u mbajt mbledhja e Kuvendit të Aksionarit për vitin 2020.

Në takim morën pjesë, zëvendësministri i Ministrisë së Ekonomisë Mentor Arifaj,  udhëheqësi i Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, Besim Imeri, Bordi i përkohshëm i Drejtorëve të KRU ”Prishtina” i kryesuar nga znj. Nora Tafarshiku, Adem Ahmetaj/analist, Filloreta Gashi zyrtare e lartë/analiste në Ministrinë e Ekonomisë si dhe U.D. kryeshefi ekzekutiv Sokol Xhafa bashkë me zyrtarët e lartë të ndërmarrjes.

Në këtë mbledhje u diskutuan të gjitha pikat e rendit të ditës, ashtu siç janë të percaktuara në Ligjin për Shoqeritë Tregtare dhe Kodin e Etikës dhe Qeverisjes Korporative, si: Miratimi i Raportit të Auditorit për Pasqyrat financiare të audituara për vitin 2020, miratimi i raportit vjetor 2020, performanca e menaxhmentit të KRU ”Prishtina” dhe tema të ndryshme që kanë të bëjnë me fushë veprimtarinë e ndërmarrjes, sfidat, caqet konkrete zhvillimore, arkëtimi dhe faturimi, bashkërendimi i investimeve kapitale, etj.

Bordi i Përkohshëm i drejtorëve dhe përfaqësuesit e aksionarit u zotuan për mbështetje të vazhdueshme të ndërmarrjes, ndërsa kryeshefi ekzekutiv z. Xhafa prezantoi para tyre projektet kapitale të donatorëve për vitin 2020-2021 dhe njëkohësisht falënderoi Aksionarin për dhënien e mbështetjes kompanisë më të madhe të ujit në Republikën e Kosovës.

Ai u zotua se, vazhdimisht do të shtoj përpjekjet e tij dhe stafit për tejkalimin e pengesave dhe vështirësive që mund të hasin përgjatë detyrave të tyre të punës, gjithnjë për një performancë më të mirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Kimete Berisha Ti je më dikushi se Albin Kurti,…