![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/09/fbk.jpg)
Mbahet mbledhja e parë e Bordit të Ligës Unike
24 shtator 2020
| 16:13
Është mbajtur mbledhja e parë e Bordit të Ligës Unike, ku i pranishëm ka qenë edhe kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu, drejtori i Ligës Unike, Dren Zatriqi, si dhe legjenda e basketbollit shqiptar, Vaso Shaka.
Në këtë takim është biseduar për fillimin dhe rrjedhën e Ligës Unike, derisa janë marrë vendime të rëndësishme për zhvillimin e kësaj lige. Entuziazmi dhe dëshira është e madhe për fillimin e Ligës, ku do të luajnë katër skuadrat më të mira nga Kosova dhe katër më të mirat nga Shqipëria.
Liga Unike pritet të fillojë në fund të muajit tetor, derisa dy skuadrat e para në renditje kualifikohen në gjysmëfinale të “play-off”-it, kurse për dy vendet tjera do të garojnë 3 vs. 6 dhe 4 vs. 5.