Mbahet mbledhja e qeverisë, ndahen 1.6 milion euro për Trepçën
23 tetor 2023
| 21:35
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e njëqind e gjashtëdhjetetetë, në mënyrë elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar: Ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë Nr. 20/165 për emërimin e Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës; si dhe vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 1,675,150 € (një milion e gjashtëqindeshtatëdhjetepesë mijë e njëqindepesëdhjetë euro) për ndëramrrjen publike TREPÇA Sh. A..