Mbahet mbledhja komemorative për asamblistin Aliaj, vlerësohet kontributi i tij për Istogun

15 nëntor 2020 | 11:59

Me rastin e vdekjes së hershme e të papritur të asamblistit të PDK-së, Labinot Aliaj, sot Kuvendi i Komunës së Istogut ka mbajtur mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Labinot Aliaj, raporton “Epoka e re”.

I pranishëm në këtë mbledhje komemorative ishte edhe kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, kryetari i degës së PDK-së në Istog, Lulzim Shoshi, deputetë të PDK-së, asamblistë dhe qytetarë të shumtë.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Istogut, Qaush Balaj, ka thënë se Kuvendi Komunal ka humbur këshilltarin më të përkushtuar, Istogu ka humbur aktivistin më të dalluar, e familja ka humbur njeriun më të dashur.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Labinot Aliaj ka një shtyllë e fortë në këtë komunë dhe ka qenë një asamblist i shkëlqyer.

Hoxhaj ka thënë se me punën e tij Labinoti ka fituar respektin jo vetëm të subjektit që i takonte, por të çdo partie dhe qytetari.

“Ka qenë një ekonomist i shkëlqyer dhe kemi pasur një pritje që roli dhe vendi i tij do të jetë me peshë të madhe në Istog dhe Kosovë”, ka deklaruar Hoxhaj.

Sot në orën 15:00, në varrezat e qytetit të Istogut do t’i jepet lamtumira e fundit asamblistit të PDK-së, Labinot S. Aliaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Istogu e ka pritur skuadrën Jusuf Gërvalla në ndeshjen ku…