Mbahet mbrëmja poetike “Oeneumi për Festat e Nëntorit”
Nga: Behare Neziri
Më 27 nëntor Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum” – Tetovë, në bashkëpunim me Komunën e Tetovës, me rastin e 28 Nëntorit, ditën e flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë, realizuan mbrëmjen poetike “Oeneumi për Festat e Nëntorit”, ku të pranishëm ishin poetë nga mbarë trojet shqiptare.
Programi filloi me fjalët më të zjarrta si hyrje, për kujtesën e burrave të atdheut, që dhanë çdo gjë për t’u bërë Shqipëria, nën moderimin e moderatores Emine Islami, e cila më pas ftoi kryetarin e Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum”, Daim Iljazi, i cili mes tjerash, tha: “Ndjehem tepër krenar, që si kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum”, të shpalli të hapur orën poetike “Oeneumi për Festat e Nëntorit dhe, gjithashtu ju falënderoj të gjithëve, që jeni pranishëm e në veçanti mysafirët nga Shqipëria dhe Kosova e më gjerë dhe, poetët e rinj të shoqatës sonë, që gjithmonë e begatojnë çdo manifestim me praninë e tyre. Gjithashtu falënderojmë Komunën e Tetovës për përkrahjen morale dhe materiale si dhe Ministrinë e Kulturës, që na mbështesin materialisht. Së fundmi më lejoni që t’u them: Gëzuar festa e të bashkuar qofshim gjithmonë”.
Më pas falën e mori përfaqësuesi i Komunës së Tetovës, Nazmi Dauti, i cili duke ua uruar festën të pranishmëve dhe mbarë shqiptarëve kudo që janë, mes tjerash tha: “Kam nderin që jam mes jush, poet të nderuar dhe, për aktivitetet e Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum”, si një ndër shoqatat më aktive në hapësirat shqiptare të Maqedonisë së Veriut, kam një bindje që më bënë të krenohem ngase kurrë nuk pushon me aktivitetet kulturore, gjithashtu ju premtoj se nga Komuna e Tetovës, do ta keni përkrahjen tonë në çdo aktivitet dhe, poet e poetesha si dhe ju të pranishëm më lejoni t’u them: Gëzuar festën dhe, uroj që gjithmonë për festa të takohemi”.
Pas përshëndetjeve, programi vazhdoi me përurimin e veprimtarisë poetike të poetit Izmit Ymeri-Miti, ku së pari u recituan poezi të zgjedhura nga veprimtaria poetike e poetit në fjalë, poezi, të cilat u recituan nga poeteshat e Departamentit të poetëve të rinj, të Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum”- Tetovë si: dhe, më pas për veprimtarinë poetike të poetit Izmit Yeri-Miti, fjalën e mori Ejup Ajdini.
Për veprimtarinë poetike, poeti Izmit Ymeri-Miti, nga Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum”- Tetovë, u nderua me mirënjohje dhe u bë anëtar i shoqatës dhe, me një elan e me gëzim e mori fjalën duke e falënderuar Kryesinë e Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum”-Tetovë, dhe duke ua uruar festën të pranishmëve mes tjerash tha: kurrë në jetë m’i lumtur nuk kam qenë, ndaj edhe njëherë shumë faleminderit për respektin që ma keni bërë.
Pas përurimit të veprimtarisë poetike të poetit në fjalë, filloi ora e madhe poetike “Oeneumi për Festat e Nëntorit” ku me poezitë e tyre na nderuan poet nga mbarë trojet shqiptare.