Mbahet në Beograd takimi në mes të Lajçakut dhe Vuçiqit
Takimi në mes të emisarit për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq është zhvilluar në Beograd.
Lajmin për këtë takim e ka bërë me dije presidenti t serb përmes një postimi në rrjete sociale.
Nuk është bërë ende e ditur se për çka është folur në këtë takim, por padyshim se temë kryesore ka qenë dialogu.
Në ndërkohë që, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë të martën, në 9-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, se tani është koha për të ecur përpara dhe për të “përfunduar me sukses” procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Ai ka thënë se me nënshkrimin e marrëveshjes, Beogradi dhe Prishtina kanë marrë obligime të rëndësishme ndërkombëtare dhe ka theksuar se të dyja palët duhet të zbatojnë plotësisht gjithçka që është rënë dakord,