Mbahet në Prishtinë Simpoziumi Concha Colomer 2025

26 janar 2025 | 12:06

Ka filluar edicioni i 13-të i Simpoziumit Concha Colomer 2025, në Amfiteatrin e Fakultetit të Mjekësisë të premten e 24 janarit 2025.

Simpoziumi i 13-të Concha Colomer, organizuar këtë vit në Prishtinë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë, Universitetin e Prishtinës dhe ETC-PHHP, është një tjetër dëshmi e fuqisë së komunikimit dhe dialogut.

Të pranishëm ishin përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, IKShPK- së, FM,UP, profesionistë shëndetësorë, studentë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Në fillim të punimeve, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në mes të IKShPK-së nga dr. Ardita Baraku dhe ETC, nga Anna Bonmati, që do të mbulojë iniciativa të shumta në të ardhmen, duke filluar nga organizimi dhe mbajtja e Shkollës Verore të edicionit të 34-të ETC-PHHP “Komunikimi për promovimin e shëndetit”, me 20-25 korrik 2025, në Kosovë.

Fokusimi te tema e simpoziumit “Komunikimi për Promovimin e Shëndetit”, është thelbësore të kuptojmë jo vetëm teoritë dhe strategjitë, por edhe historitë dhe përpjekjet njerëzore pas iniciativave të suksesshme.

Për më shumë se tre dekada, Konsorciumi Evropian i Trajnimit (ETC) ka bashkuar institucionet, ekspertët dhe studentët në misionin e përbashkët të avancimit të shëndetit publik përmes inovacionit dhe bashkëpunimit.

Simpoziumi u zhvillua në formatin hibrid, ku pjesëmarrës nga bota ndoqën sesionet e simpoziumit përmes platformës virtuale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milazim Krasniqi Kreu i LVV-së, Albin Kurti dhe pas tij…