Mbahet Olimpiada e Matematikës në Gjilan, këta janë fituesit (Foto)

24 shkurt 2019 | 13:47

Nën përkujdesjen e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan ka filluar të mbahet Olimpiada e Matematikës, ku po marrin pjesë mbi 100 nxënës të klasave IX, X, XI dhe XII.

Drejtori i kësaj drejtorie, Nazim Gagica, ka deklaruar se Gjilani vazhdon të jetë shembull i organizimit cilësor të olimpiadave matematike.

Ai ka falënderuar kryetarin Lutfi Haziri për mbështetjen e madhe që po i jep sektorit të arsimit, duke shtuar se falë përkrahjes së tij, Gjilani po vazhdon tw jetw shembull i suksesit në këtë aspekt.

Në këtë olimpiadë nga klasat e IX-ta fitues kanë dalë: Lum Jerliu dhe Yllkë Jashari nga shkolla fillore “Thimi Mitko”, dhe Elda Qerimi nga shkolla fillore “Agim Ramadani”, ndërsa nga klasat e X-ta fitues kanë dalë: Rinesa Morina, Edini Rama, dhe Dion Miftari nga Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti”.

Kurse nga klasat XI dhe XII fitues kanë dalë: Vegim Ibrahimi, Bardh Mustafa, Samir Bunjaku, Albinis Rudaku, Laurë Jahiu, dhe Drilon Morina nga Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti”.

/Epoka e re/

Image may contain: text

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hapësira për promovimin e të rinjve dhe ideve të tyre…