Mbahet panairi i inovacionit në Viti

05 mars 2020 | 16:05

Organizuar nga nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti, të enjten në ambientet e kësaj shkolle është mbajtur panairi i inovacionit.

Me këtë rast, nxënësit e kësaj shkolle profesionale kanë paraqitur punimet e tyre. Të pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori i Arsimit, Basri Aliu me bashkëpunëtorë të tjerë.

Në fjalën e tij përshëndetëse kryetari Haliti, ka përgëzuar nxënësit për punimet e tyre dhe është zotuar se Komuna e Vitisë në bashkëpunim me partnerët e tyre do të kujdesën vazhdimisht që kjo shkollë të merr trajtimin e duhur e të jen të përgatitur për tregun e punës.

Ai ka potencuar se në këtë shkollë janë realizuar projekte të shumta dhe shtoj se ata do të vazhdojnë në punojnë që mësimdhënia dhe mësim nxënia në këtë shkollë të jetë sa më e lartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka marrë pjesë…