Mbahet parada “Bashkë dhe krenarë”
Me moton “Bashkë dhe krenarë” për të pestën vit me radhë po marshohet në sheshet e kryeqytetit, ndërkaq u tha se personat LGBTI+ janë pjesë e pashmangshme e çdo segmenti shoqëror dhe krenarë me orientimin dhe identitetin e tyre.
Lent Mustafa një prej organizatorëve të “Javës së Krenarisë” ka treguar se ky vit ka qenë sfidues edhe për komunitetin LGBTI.
Ai ka kërkuar solidaritet, barazi, drejtësi dhe ndryshim shoqëror.
Mustafa ka treguar mes tjerash se komuna e Prishtinës ka ndarë fond prej 300 mijë eurosh për ndërtimin e një strehimoreje për personat që i takojnë komunitetit LGBTI.
“Viti i pandemisë ka qenë i vështirë për të gjithë, veçanërisht për komunitetin LGBTI. Sot kemi dalë jo vetëm për të protestuar, jo vetëm për të kërkuar të drejta por edhe për t’u ribashkuar për shkak se pandemia na ka ndarë”, ka thënë Mustafa.