Mbahet pesa e dytë e provimit të maturës në regjionin e Ferizajt dhe Gjilanit
Provimi i Maturës Shtetërore 2019 (pjesa e dytë e afatit të parë), është mbajtur të enjten në regjionin e Ferizajt dhe Gjilanit dhe sipas raporteve të ardhura nga terreni dhe të analizuara nga Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), në përgjithësi testi ka shkuar mirë dhe nuk ka pasur parregullsi të mëdha, të cilat do ta dëmtonin procesin.
Në bazë të raporteve të pranuara nga dy regjionet, të cilat sot kanë organizuar Testin e Maturës, gjatë kësaj dite, për shkak të mospërfilljes së rregullave, janë përjashtuar nga procesi 40 nxënës. Një nga këta nxënës, e ka sulmuar fizikisht një administrues në qendrën e testimit në shkollën “Mehmet Akif” në Lipjan dhe ky rast është hapur në polici.
Po ashtu, gjatë ditës së sotme, ndaj një administruesi në qendrën nr. 12 në Ferizaj është hapur procedurë disiplinore.
KShM falënderon të gjithë akterët e përfshirë në proces për përgatitjet e duhura për këtë provim shtetëror dhe për nivelin e lartë të përgjegjësisë që e kanë treguar gjatë kohës sa është mbajtur provimi.
Ndërsa, KQShM i bën thirrje organeve të rendit dhe prokurorisë që të marrin masa ndaj atyre që përpiqen të keqpërdorin rrjetet sociale, apo formojnë grupe në viber, me qëllim të komunikimit gjatë mbajtjes së testit.
/Epoka e re/