Mbahet procesi zgjedhor për anëtarë të Këshillit Prokurorial nga Prokuroria Speciale
Komisioni Zgjedhor nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i kryesuar nga Dardan Vuniqi dhe dy anëtarët, prokurori Agron Qalaj dhe drejtori i përgjithshëm i SKPK-së, Sami Istrefi, kanë mbajtur të premten procesin zgjedhor për anëtarë të KPK-së nga radhët e Prokurorisë Speciale.
Në bazë të kompetencave ligjore, nga radhët e PS-së, nga 16 prokurorë sa ka kjo prokurori, të drejtën për t’u kandiduar për anëtar të KPK-së e kanë shfrytëzuar prokurorët Milot Krasniqi dhe Habibe Salihu.
Në këtë proces zgjedhor kanë marrë pjesë pesëmbëdhjetë (15) prokurorë. Pas procesit të votimit Komisioni Zgjedhor konstaton se nga ky votim prokurori, Milot Krasniqi ka marr dhjetë (10) vota, ndërkaq prokurorja Habibe Salihu tre (3) vota, si dhe dy (2) vota të tjera shpallen të pavlefshme.
Komisioni Zgjedhor do ta njoftoj Këshillin Prokurorial se nga ky proces i votimit, prokurori që ka marr më së shumti vota është Milot Krasniqi.
Procesi zgjedhor në Prokurori Speciale është zhvilluar pas përfundimit të mandatit të anëtares së KPK-së nga radhët e kësaj prokurorie, prokurores Merita Bina-Rugova.