Mbahet punëtoria informuese për rrugën e Qendrës historike të kryeqytetit
15 mars 2019
| 13:36
Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Fondacionin Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) ka mbajtur punëtorinë informuese me operatorët ekonomik për projektin e rigjenerimit të rrugës “Model” në Qendrën historike të kryeqytetit.
Në këtë punëtori janë shpaluar informata rreth projektit dhe harmonizimit të punëve që do të bëhen në realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për pjesën e vjetër të qytetit të Prishtinës.
Rigjenerimi i rrugës “Model”, si projekt, parasheh shtrimin e rrugicave me kalldrëm, futjen e kabllove elektrike nën tokë dhe rregullimin e fasadave sipas tipareve të arkitekturës origjinale të lagjes.
Ky model më pas do të përdoret në rrugët e pjesët tjera të Qendrës historike.
/Epoka e re/