Mbahet punëtoria ‘Parandalimi i trendeve të reja të delikuencës së të miturve dhe krimit’

23 tetor 2020 | 16:58

Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë, në përkrahje të misionit të OSBE-së në Kosovë dhe Divizionit të Trajnimeve të PK-së, është duke realizuar punëtorinë njëditore me temën: “Parandalimi i trendeve të reja të delikuencës së të miturve dhe krimit”.

Qëllimi i punëtorisë në fjalë është ndërgjegjësimi i zyrtarëve policorë për tendencat dhe krimet e reja të delikuencës së të miturve dhe pasojat e tyre në bashkësi.

Përveç kësaj, në këtë seminar pjesëmarrësit kanë mundësinë që të marrin informata edhe për risitë në kornizën ligjore (Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve).

Seminari në fjalë do të realizohet në të gjitha rajonet policore dhe planifikohet të përfundojë më 5 nëntor.

Realizimi i seminareve bëhet në respektim të plotë të masave anti Covid të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka qëndruar të premten për…