Mbahet punëtoria për orientim të nxënësve në shkolla profesionale
28 mars 2018
| 11:13
Qendra për Këshillim në Karrierë, në kuadër të Drejtorisë për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, ka organizuar punëtorinë dyditore me temën “Dyert e hapura”.
“Po mundohemi të gjejmë metoda adekuate për t’i nxitur nxënësit e klasave të IX-ta që të orientohen në shkolla profesionale. Përveç kësaj, Qendra për Këshillim ne Karrierë ju shërben nxënësve edhe në përgatitjen e tyre sa më të mirë për punësim pas përfundimit së shkollës profesionale”, është thënë në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Të pranishëm në këtë punëtori ishin përfaqësues të komunës, të MAShT-it, si dhe drejtorë të shkollave të mesme të ulëta.