Mbahet punëtoria për turizmin
23 maj 2018
| 10:03
Është mbajtur punëtoria njëditore lidhur me strategjinë e turizmin në Prishtinë, ku morën pjesë akterë të ndryshëm të këtij sektori.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte përbashkimi i ideve mes sektorit publik dhe atij privat, për ta vendosur Prishtinën në hartën e destinacioneve turistike.
“Strategjia e Turizmit për Komunën e Prishtinës do të bazohet në metodologjinë e menaxhimit të destinacionit, me fokus në identifikimin, përcaktimin, vizatimin dhe përshkrimin e flukseve strategjike të vizitorëve brenda Komunës së Prishtinës”, ka thënë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.