
Mbahet seanca për lirimin me kusht të Zani Çaushit në gjykatën e Korçës
Mbërrin në dyert e gjykatës së Korçës, Zani Çaushi, një prej emrave më të njohur të botës së krimit i konsideruar si i forti i bandës së Çoles.
Zani Caushi shefi i bandës së Vlorës në 1997 po vuan dënimin përjetë në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës për vrasje, trazirat e 1997 dhe grup kriminal.
Këtë kërkesë për liri që ka dorëzuar në gjykatë ish-kreu i bandës famëkeqe të Çoles, Myrteza Çaushi e cila në vitin e mbrapsht 1997 drejtonte Vlorën.
Çaushi ka mbërritur rreth orës 14:30 ndërsa seanca e sotme përkon me kërkesën e tij për të fituar lirimin me kusht.
Herën e kaluar seanca e Zani Çaushit u shty pasi avokati mbrojtës ka kërkuar kohë për të përgatitur konkluzionet përfundimtare.
Seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura ndërkohë që do të shqyrtohet nga gjyqtari Selajdin Pysqyli.
Prokuror do të jetë Ervin Beqiri ndërsa do të mbrohet nga i njëjti avokat Arben Lena.

Rrëzohet kërkesa e Zani Çaushit për lirinë me kusht