Mbahet shfaqja “Shkrepëtima”
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka marrë pjesë në shfaqjen “Shkrepëtima’” e cila është mbajtur në ish-shtëpinë e kulturës në Runik të Skenderajt.
Kjo shfaqje e organizuar nga artisti Petrit Halilaj. “Shkrepëtima” përfshinte skulptura që lëvizin, drita dhe skenografi të krijuar nga rrënojat e Shtëpisë së Kulturës dhe të inspiruar nga kujtimet kolektive të qytetarëve.
Kështu përmes kësaj shfaqje ai ka rrëfyer historinë e Runikut që nga origjina e neolitit e deri te e kaluara e afërt. Ndryshe Runiku njihet si një nga vendbanimet më të lashta.
Performancën “Shkrepëtima” e kanë ndjekur nga afër figura të njohura politike dhe artistike, jo vetëm nga Kosova, por edhe nga vende të ndryshme të Evropës.
Komuna e Skenderajt e ka mbështetur në forma të ndryshme për të mundësuar realizimin e kësaj shfaqje, në ish- objektin e Shtëpisë së Kulturës në Runik.
/Epoka e re/