Mbahet takim i Komitetit të Përbashkët Monitorues të Programit të BNK-së Mali i Zi – Kosovë
Në ambientet e Ministrisë së Pushtetit Lokal të Kosovës, sot është mbajtur takimi i 4-të i Komitetit të Përbashkët Monitorues të Programit të BNK-së Mali i Zi – Kosovë.
Me këtë rast, është bërë aprovimi i listës së gjashtë projekteve përfituese nga thirrja e II-të për projekt propozime në vlerë 2 milion e 40 mijë euro.
Këto projektet parashihet të fillojnë së zbatuari nga muaji korrik 2020, në dy prioritete: 1) Punësim dhe 2) Turizëm.
Pas përfundimit dhe zbatimit të suksesshëm të programit IPA BNK Mal i Zi – Kosovë 2007-2013, programi IPA BNK Mal i Zi – Kosovë 2014-2020 u krijua si një program i ri nën instrumentin financiarë IPA II.
Objektivi i përgjithshëm i programit është të përmirësojë standartet dhe cilësinë e jetës së njerëzve në zonën e programit nëpërmjet një zhvillimi ekonomik, social dhe mjedisorë të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të rajonit në respekt të trashëgimisë së përbashkët kulturore dhe natyrore.