Mbahet takimi i final i Grupit Punues për konsultim publik për Koncept-dokumentin në Fushën e Punimeve nga Metalet e Çmuara

05 shtator 2019 | 18:39

U mbajt takimi final i Grupit Punues për draftin fillestar për Koncept-dokumentin për Fushën e Punimeve nga Metalet e Çmuara, që është i përbërë nga përfaqësues të institucioneve të Kosovës, Shoqatës së Argjendarëve dhe palëve të interesit,  që kryesohet nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), e cila është edhe propozuese e hartimit të këtij koncept-dokumenti.

Në takim u diskutuan edhe njëherë për problemet, shkaqet, efektet dhe rekomandimet e dala nga grupi punues i këtij Koncept-dokumenti, si dhe për komentet dhe sugjerimet e marra nga palët e interesit,  Shoqata e Argjendarëve dhe nga përfaqësues institucionalë për mënyrën e rregullimit të bazës së fushëveprimtarisë së punimeve nga metalet e çmuara.

Agjencia e Metrologjisë e Kosovës, së bashku me mekanizmat relevantë dhe palët e interesit pasi kanë analizuar shkaqet dhe efektet e ndërlidhura kanë arritur në përfundim se ligji aktual për punimet nga metalet e çmuara ka nevojë për ndryshime ose hartimin e një ligji të ri në mënyrë që të përmirësojë efikasitetin e punës së agjencisë, respektivisht Sektorit për Metalet e Çmuara, për të përmirësuar cilësinë e punimeve të këtyre metaleve, të rrisë konkurrencën, si dhe të mbrojë konsumatorin në këtë fushë.

Përmes këtij akti normativ do të përcaktohen kushtet, mënyrat dhe veprimi i kontrollit të cilësisë së punimeve të punuara nga metalet e çmuara si dhe tregtimi i tyre. Gjithashtu përmes këtij akti normativ përcaktohen kërkesat teknike me të cilat përcaktohet shkalla e pastërtisë, përbërjes dhe përmbajtjes së metaleve tjera, pjesë prej metaleve jo të çmuara dhe jo metaleve.

Po ashtu përmes këtij normativi do të rregullohen kushtet dhe mënyra e shënjimit në harmonizim me shenjat ndërkombëtare të pranuara, si dhe për detyrimet e shpenzimeve të ekzaminimeve dhe shënjimeve, si dhe realizimin e inspektimit dhe të mbikëqyrjes të kësaj fushe.

Ri-rregullimi i kësaj fushe me akt të ri ligjor do të mundësojë funksionalizimin e tregut të lirë, mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve, si dhe do të mundësohet konkurrenca e drejtë në këtë fushë. Me përmirësimin e kësaj fushe synohet të arrihet edhe përputhshmëri me standardet normative të Bashkimit Evropian.

Tashmë koncept dokumenti gjendet edhe në platformën elektronike qeveritare për Konsultime Publike:  https://konsultimet.rks-gov.net/vieëConsult.php?ConsultationID=40765

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatit të PDK-së për kryeministër, Kadri Veselit, i janë bashkuar…