Mbahet takimi i Këshillit organizues për nder të ditëlindjes së Ukshin Hotit

10 qershor 2022 | 13:10

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se sot është mbajtur takimi i parë i Këshillit organizues për nder të 17-Qershorit, ditëlindjes së Ukshin Hotit, “për të filluar me përgatitjet e nevojshme që një ditë si ajo të shënohet denjësisht”, theksohet në njoftimin për medie.

Sipas këtij njoftimi, planifikohet të zhvillohen aktivitete të ndryshme në kujtim të veprimtarisë shkencore të profesor Ukshin Hotit, ku do të bëhet ndarja e dekoratës “Ukshin Hoti” dhe do të promovohet kënga “Tempulli i lirisë” nga këngëtari Ilir Shaqiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me datë 09.06.2022 në ora 16.30 në Njësinë e Policisë-Tearcë,…