Mbahet takimi i parë i Bordit “Manifesta 14” në Prishtinë

10 nëntor 2019 | 14:06

Është mbajtur takimi i parë i Bordit “Manifesta 14” në Prishtinë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

“Manifesta 14” synon të mbështesë qytetarët e Kosovës në ambicien e tyre për të shkruar të ardhmen e qytetit të tyre si një metropol me mendje hapur në zemër të Ballkanit

Anëtarët e Bordit “Manifesta 14 Prishtina”, që përfaqësojnë artistë, profile nga administrata publike dhe e biznesit, synojnë të mbështesin qytetarët e Prishtinës në përpjekjen dhe synimin e tyre për të rikthyer hapësirën publike dhe të rimendojnë konceptin e infrastrukturës kulturore, trashëgimisë dhe kontekstin arkitekturor të Prishtinës.

Manifesta, Bienalja Evropiane Nomadike, shpalli Prishtinën, kryeqytetin e Kosovës, si qyteti i parë nikoqir në Ballkan për edicionin e 14-të të Manifestës në 2022.

“Që nga themelimi i saj në fillim të viteve 1990, misioni i Manifestës është të ekzaminojë ndryshimet topografike kulturore të Evropës. Çdo dy vjet, Manifesta shikon botën përmes prizmit të situatës specifike të qytetit të ri pritës. Bordi Mbikëqyrës i Manifestës zgjodhi qytetin e Prishtinës në Kosovë për shkak të rëndësisë gjeografike dhe gjeo-politike të Ballkanit në lidhje me historinë e fundit të Evropës dhe të ardhmen e saj. Në historinë e tij relativisht të shkurtër si kryeqyteti i shtetit më të ri të Evropës, qyteti i Prishtinës ka përjetuar ndryshime të mëdha nga politikat neoliberale të privatizimit të hapësirave të hapura urbane”, është theksuar në njoftim.

Bordi i “Manifesta 14” përbëhet nga:

Hedwig Fijen, Drejtoresh e Manifestës

Arta Agani, Drejtoresh e Galerisë Kombëtare të Kosovës, Prishtinë

Besa Luci, kryeredaktore dhe bashkëthemeluese e Kosovo 2.0

Andrea Cusumano, ish Këshilltar i Kulturës, Komuna e Palermos

Perparim Rama, Udhëheqës dhe Themeluesi i Grupit 4M

Niels de Ru, Partner në Allen & Overy LLP

/Epoka e re/

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelueses së “Playboy”-it, Lauryn Elaine, ka përjetuar çaste tmerri teksa…