Mbahet takimi i parë i bordit të ri të AGK-së
27 korrik 2021
| 14:52
Është mbajtur sot për herë të parë takimi i bordit të ri të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), ku kanë marrë pjesë 8 nga 9 anëtarët e bordit.
Në këtë takim u diskutua për punën, projektet dhe angazhimin e deritanishëm të organizatës, në një raportim nga ish-kryetarja e bordit, Gentiana Begolli-Pustina.
Më pas, anëtarët e bordit diskutuan projekte e ide të reja, të cilat do të shërbejnë për promovimin e mëtutjeshëm të punës së gazetarëve dhe përmirësimin e ambientit të tyre të punës.
Bordi i ri i AGK-së, në krye me gazetarin Xhemajl Rexha, u votuan më 19 korrik, në Kuvendin e AGK-së, ku morën pjesë 320 anëtarë.