Mbahet takimi i parë i grupit punues për plotësim ndryshimin e ligjit për persona të zhdukur

15 shtator 2021 | 16:39

Në Ministrinë e Drejtësisë është mbajtur takimi i parë i Grupit Punues për hartimin dhe finalizimin e Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-023 për personat e zhdukur.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, në fjalën e tij hyrëse, fillimisht ka falënderuar anëtarët e këtij grupi për vullnetin e shprehur dhe gatishmërinë për t’u angazhuar në plotësim ndryshimin e projektligjit për persona të zhdukur.

“Ministria e Drejtësisë ka prioritet ballafaqimin me të kaluarën, andaj në mesin e iniciativave të tjera të ndërmarra deri më tani në këtë drejtim përfshirë hartimin e koncept-dokumentit për themelimin e mekanizmit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës, i cili aktualisht ndodhet në konsultime publike, hartimin e strategjisë për drejtësi tranzicionale dhe ngritjen e kapaciteteve në prokurorinë speciale në departamentin për krimet e luftës, këtij projektligji dhe adresimit të nevojave dhe kërkesave të familjarëve të personave të zhdukur do t’i kushtohet vëmendje e veçantë”, ka thënë Sallahu.

Sallahu ka theksuar se ky grup punues do ta ketë përkrahjen e plotë të kabinetit dhe njëherësh ka shtuar se mbetën të përkushtuar që në plotësim ndryshimet e projektligjit për persona të zhdukur të reflektojnë kërkesat dhe nevojat e familjarëve të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i kryesisë së PDK-së,  Adri Nurellari, ka reaguar pas…