Mbahet takimi i parë i këshillit organizues i Ditëve Përkujtimore ‘Flaka e Janarit 2022’
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka caktuar këshillin organizues për organizimin e aktiviteteve tradicionale kulturore e përkujtimore “Flaka e Janarit 2022”.
Përbërja e këtij këshilli është kjo; Avni Morina, anëtar; Nora Boshnjaku, anëtare; Feriz Thaçi (përfaqësues nga OVL e UÇK-së)- anëtar; Dervish Çadraku, anëtar; Blerta Gashi, anëtare; Shedat Ukaj, anëtar; Qemajl Krasniqi, anëtar; Qëndresa Duraku, anëtare; Naser Dula, anëtar dhe Muharem Morina, anëtar, ndërsa u kryesua nga Afrim Dina, kryesues njëherësh drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Në takimin e sotëm, këshilli organizues shqyrtoi çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me organizimin sa më të mirë të aktiviteteve tradicionale kulturore e përkujtimore “Flaka e Janarit 2022”.