Mbahet takimi i parë i Task Forcës në nivel të qytetit të Pejës
08 shtator 2020
| 16:13
Të martën është mbajtur takimi i parë i Task Forcës në nivel të qytetit të Pejës, në të cilin u diskutuan rregullativat e udhëzuesit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Komuna e Pejës ka njoftuar se kjo Task Forcë është zotuar se do ta mbikëqyr zhvillimin e procedurave për fillimin e vitit të ri shkollor, duke marrë të gjitha masat parandaluese sipas zbatimit të rregullave kundër Covid-19 dhe nga e mërkura do të bëhet monitorimi i të gjitha shkollave në mënyrë, që të shihet gatishmëria e tyre për fillimin e vitit të ri shkollor.
Plani i Punës së Task Forcës është formuar dhe do të bëhen vizita të rregullta në të gjitha shkollat, ndërsa takime do të ketë çdo javë.
(Q.R / Epoka e re)