
Mbahet takimi konsultues për formimin e komiteteve
12 janar 2018
| 16:07
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Kaçanikut, Kemajl Murseli, ka mbajtur të premten takim konsultues me përfaqësuesit e partive politike në Kuvendin Komunal, me qëllim të formimit të Komitetit për Politikë dhe Financa si dhe Komitetin për Komunitete, të cilat janë obligative.
Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi dhe nënkryetari Ylber Bajra. Po ashtu, në këtë takim është diskutuar edhe për formën e përfaqësimit partiak në komitetet e Kuvendit Komunal të Kaçanikut.