Mbahet takimi mes Ministrisë së Financave dhe Bankës Botërore për rishikimin e portfolios kreditore

14 qershor 2019 | 13:04

Ministria e Financave (MF) dhe Banka Botërore (BB) kanë organizuar të premten tryezë diskutimi me të gjitha ministritë dhe agjencitë e linjës për rishikimin e portfolios kreditore të projekteve me financim përmes huamarrjes.

Në këtë tryezë u diskutua për progresin e projekteve me financim kreditor nga Banka Botërore, sfidat si dhe adresimi për të ardhmen dhe kjo gjithmonë me objektiven për implementim sa më efektiv dhe efikas të të gjitha projekteve në fjalë.

Me këtë rast, ministri i Financave Bedri Hamza, ka bërë me dije se në partneritet me Bankën Botërore, Ministria e Financave në vazhdimësi është e angazhuar për rritjen e efikasitetit të implementimit të projekteve me fonde të huamarrjes, duke shtuar se edhe prezantimi i sotëm i Raportit të Monitorimit të porftolios kreditore, është me qëllim të adresimit të çështjeve dhe rritjes së performancës.

Ai gjithashtu ka theksuar se ka progresit të arritur në implementim të marrëveshjeve por në të njëjtën kohë kërkoi  angazhim edhe me të madh që ta rrisim edhe më shumë dinamikën e implementimit.

Sipas ministrit Hamza për projektet e Bankës Botërore për pesëmujorin e vitit 2019, janë disbursuar 5.8 milionë euro. Nëse i referohemi vitit fiskal të BB (1 korrik – 30 qershor), pra afërsisht një vit nga tani, janë disbursuar rreth 11.7 milionë euro.

Dy  projekte mund të veçohen se kanë pasur lëvizje shumë  pozitive, njëra ka të bëjë me Ministrinë e Shëndetësisë duke avancuar statusin dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MZhE), projekti Ekonomia Digjitale, ku edhe pse është ratifikuar nga Kuvendi në fund të vitit 2018, ka filluar me hapa konkret drejt zbatimit.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Hamza Balje, dhe sektari i përgjithshëm i MZhE-së, Nazmi Zeneli.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për pak kohë do martohet dhe aktorja e njohur e…