Mbahet takimi për formimin e Komisionit ad-hoc për reformën zgjedhore
13 prill 2022
| 13:48
Sot në Kuvendin e Kosovës u mbajt një takim konstitutiv për formimin e Komisionit Ad-hoc për reformën zgjedhore.
Në këtë takim u nënshkrua deklarata e përbashkët për themelimin e këtij komisioni dhe po ashtu u dakordua për formulën e komponimit të komisionit.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se pas një pune intensive dhe takimeve të shumta, partitë politike u pajtuan për formulën e përbashkët të komisionit
“U përmend gjithashtu që krahas këtij komisioni të themelohet edhe Grupi Këshillëdhënës i cili do të përbëhet nga përfaqësues të shoqërisë civile të Kosovës që janë marrë me reformën zgjedhore, BE-së, OSBE-së. Mbetemi të përkushtuar të kontribuojmë për një reformë të mirëfilltë zgjedhore në Kosovë”, ka thënë Konjufca.