Mbahet takimi për identifikimin e masave rreth planit të mobilitetit

02 shkurt 2018 | 15:56

Drejtori për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, Genc Bashota, ka mbajtur takime me anëtarët e Këshillit Drejtues dhe Grupit Punues, në të cilat janë prezantuar punët e deritanishme dhe hapat e mëtutjeshëm për Planin e Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban për Prishtinën.

Bashota ka bërë me dije se janë identifikuar mbi 100 masa infrastrukturore, operative dhe organizative, bazuar në analizat, strategjitë dhe konceptet e Planit të Mobilitetit. “Këto masa do të rishikohen dhe filtrohen në mënyrë që të përmbushin objektivat tashmë të përcaktuara në fazat e mëhershme të planit, ku do të nxirren top 20 masat më të zbatueshme”, ka thënë ai.

Ndërkohë, përmes modelit të trafikut po testohen skenarë të ndryshëm duke kombinuar rrjetet strategjike të transportit në raport me zhvillimin e qytetit si dhe trendet demografike dhe rritjet e mundshme ekonomike.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Neymar Junior ka analizuar gjashtë muajt e parë të tij…