Mbahet ushtrimi “Shpata e argjendtë 2021”, FSK-ja tregon performancë të mirë

23 shtator 2021 | 16:10

Të enjten në Gjakovë në dy vendlokacione u realizuar ushtrimi fushor “Shpata e argjendtë 2021”, ku morën pjesë: Këshilli i Sigurisë së Kosovës, FSK, KFOR-i, Policia e Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjent, Komuna e Gjakovës dhe Kryqi i Kuq i Kosovës.

Ky ushtrim organizohet çdo vit, nën drejtimin e KFOR-it në bashkëveprim dhe koordinim me institucionet vendore të sigurisë të nivelit  qendror, rajonal dhe lokal, përveç vitin e kaluar për shkak të pandemisë Covid-19.

Me ketë rast, zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneralbrigade Gunter Schopf, në cilësi të drejtorit të ushtrimit, ka theksuar se fokusi i këtij ushtrimi, sikur edhe viteve tjera, është në rritjen e shkallës së ndërveprimit dhe bashkërendimit në mes institucioneve dhe organizatave të sigurisë në Kosovë. “Mësimet e nxjerra nga ky ushtrim duhet të shërbejnë për avancimin e përmbajtjes së planit të rishikuar për reagim kombëtar”, ka thënë Schopf.

Sipas tij, këtë vit, përgjegjësinë kryesore të procesit planifikues e ka bartur FSK-ja dhe gradualisht, do të realizohet edhe tranzicioni i rolit udhëheqës të këtij ushtrimi te partnerët vendorë.

Ai ka shprehur mirënjohjen e lartë për performancën e të gjithë pjesëmarrësve në të gjitha fazat e planifikimit dhe ekzekutimit të ushtrimit, duke veçuar rolin e veçantë të pjesëtarëve të FSK-së.

Zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi ka folur për procesin planifikues, njësitë e angazhuara dhe angazhimet specifike të njësive specialistike në vend-incidente gjatë ushtrimit, duke shprehur mirënjohjen e thellë për bashkëveprimin dhe koordinimin e shkëlqyeshëm me KFOR-in dhe institucionet tjera të sigurisë në vend në realizimin e suksesshëm të këtij ushtrimi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…