Mbappe arrin shifrën e 200 golave

04 janar 2022 | 14:31

Kylian Mbappe ka arritur në shifrën e 200 golave në karrierë. Sulmuesi francez e ka bërë këtë gjë teksa ende është vetëm 23-vjeçar.

Në ndeshjen ndaj Vennes në kuadër të Kupës së Francës, Mbappe realizoi tre gola për të shkuar në shifrën e 201 golave gjithsej. Ai i ka realizuar 150 gola me Paris Saint-Germainin, 27 me Monacon dhe 24 me ekipin kombëtar të Francës.

Këtë shifër, Mbappe e arriti në 309 ndeshje sa i ka zhvilluar gjithsej. Mbappe erdhi në Paris Saint-Germain në vitin 2018, duke treguar performanca të jashtëzakonshme, ndërsa në verë pritet të transferohet në Real Madrid.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Republikës së Kosovës në Uashington, Avni Spahiu, ka…