Mbappe dëshiron të punojë me Guardionën

20 korrik 2019 | 08:42

Pep Guardiola është një nga trajnerët me aftësitë më të mëdha për të rritur profesionalisht futbollistët që ka në dispozicion.

Spanjolli është një nga më të mirët e historisë dhe i vetmi për momentin që ka një stil të veçantë loje.

Siç raporton “El Pais”, Kylian Mbappe dëshiron që në një të ardhme të afërt të transferohet në të njëjtin klub ku është Guardiola. Francezi e admiron shumë teknikun spanjoll dhe mënyrën e të shpjeguarit të futbollit.

Guardiola e kërkoi atë në vitin 2017, por Mbappe zgjodhi të qëndrojë në Francë për të luajtur me Parisin. Sa më shumë kalon koha, aq më tepër Kilian e kupton se “Parc de Princes” nuk është “habitati” i duhur për t’u bërë një legjendë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Migjen Shala nënkryetar i OVL UÇK-së, ka thënë se beson…