Mbappe: Do të largohem nga PSG-ja

14 maj 2024 | 12:25

Kylian Mbappe u shpall lojtari më i mirë në Ligue 1 për herë të pestë dhe, sapo doli në skenë për të marrë çmimin, foli kështu për lamtumirën e tij të afërt me PSG-në: “Është e vështirë, shumë më tepër se sa mund të duket. Është një kapitull në jetën time që do të mbyllet. Në Paris kam luajtur me lojtarë të jashtëzakonshëm, trajneri ka pasur gjithmonë besim tek unë, ashtu si stafi mjekësor, të gjithë njerëzit e klubit, drejtuesit sportivë dhe presidenti, lartësia e tij, Emiri, që erdhi për të më marrë në moshën 18-vjeçare dhe për të vënë bast për mua. Jam këtu për të falënderuar dhe shlyer besimin që më është dhënë në kohët e mira dhe të këqija, para se të largohesha. Faleminderit të gjithëve, ka qenë një rrugëtim i gjatë dhe jam shumë i lumtur”.

Çfarë ndjeni në prag të lamtumirës?
Mbappe: Një emocion të madh, sepse mendoj për gjithçka që kam kaluar, nga ‘Clairefontaine’ në Monaco. Do të largohem nga vendi im, do të nis një jetë të re si burrë. Jam thjesht një djalë 25-vjeçar, që e falënderoj Ligue 1. Kam pasur gjithmonë përshtypjen se jam i dashuruar, kjo është një ndjenjë e këndshme.

Çfarë mbani mend më shumë?
Mbappe: Shiko, të gjithë hapat që arrita të bëja në Paris. Gjithmonë kam shikuar përpara. Kur dëshiron të jesh ai që dua të jem, ka gjithmonë diçka përpara. Kur merr disa sekonda për ta parë, i thua vetes se ka qenë një rrugëtim i mrekullueshëm. Kam qenë në kontakt me lojtarë unikë, kam pasur ndikim në kampionatin tonë, nuk jam i befasuar më me asgjë. Për mua ishte kënaqësi e madhe të luaja në një vend unik, për një klub unik. Më vjen mirë që jam mundur në çdo moment ta nderoj Francën dhe të jem përfaqësues i denjë i Ligue 1. Do të më mungojë skuadra, klubi, por po largohem nga PSG me kokën lart. Babai im kërkonte që të bëja histori në Ligue 1, para se të largohesha nga kampionati francez. Për mua ishte një udhëtim i gjatë në këtë kampionat, ndjehem i lumtur për gjithçka kam arritur.

 A do të merrni pjesë në Lojërat Olimpike?
Mbappe: Të gjithë e dinë situatën, nuk është një vendim që varet nga unë. Çfarëdo që të ndodhë, unë do të jem i lumtur. Lojërat Olimpike shkojnë përtej pranisë sime ose jo. Shpresoj që të tregojmë se Franca është një vend sporti dhe se dimë si ta mirëpres botën. Nuk do të jem kurrë larg nga këtu me zemër.

Kur do ta shpallni klubin tuaj të ardhshëm?
Mbappe: Në jetë duhet të merrni kohë për gjithçka. E vetmja gjë që duhet të dini është se unë po largohem nga PSG-ja. Pjesa tjetër ndoshta nuk është koha për ta zbuluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…