Mbappe: Do të më pëlqente të luaj me Ronaldon

19 dhjetor 2024 | 14:00

Sulmuesi Kylian Mbappe thotë se Cristiano Ronaldo së bashku me Lionel Messin janë legjenda të futbollit, ndërsa do t’i pëlqente të luante pranë portugezit. Edhe pse vetëm 25-vjeç, Mbappe ka luajtur me disa nga me më të mirët e futbollt, megjithatë jo me atë që është idhulli i tij, Cristiano Ronaldo.

Në një intervistë për “BeIN Sport”, Mbappe është pyetur për Ronaldon ndërsa shprehu dëshirën që të luante pranë tij, edhe pse e pranoi se është e vështirë të ndodhë.

“Natyrisht që do më pëlqente të luaj me Cristiano Ronaldon, është gjithmonë ndjenjë e mirë kur luan me lojtarë të shkëlqyeshëm, siç është ai apo Leo Messi. Kur flasim për Cristianon, flasim gjithmonë edhe për Messin. Por, jam i kënaqur sepse kam luajtur me shumë lojtarë të mëdhenj: Messi, Neymar, Pogba, Griezmann, Benzema…”, ka thënë Mbappe. Mbappe ndër të tjera shtoi se asnjëherë s’ka pritur të luajë me Messin, të cilin e vlerësoi unik njësoi si portugezin.

“Mendoj se do të ishte e bukur nëse do të luaja me Ronaldon, por tash është më e vështirë. Kam luajtur kundër tij disa herë, është një legjendë e këtij sporti. Kam raport të shkëlqyer me Messin. Nuk e kam menduar kurrë se do të luaja bashkë me të. Është unik si ‘CR7’ dhe mendoj se ndonjëherë e banalizojmë kur flasim se cili është më i miri. Janë legjenda të sportit”. Përndryshe, ai realizoi në fitoren 3:0 ndaj skuadrës meksikane Pachuca, duke ngritur trofeun e dytë që kur iu bashkua Real Madridit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anatomia e nazizmit serb: Sllobodan Millosheviqi - nga Fushë Kosova…