Mbappe do t’i marrë 150 milionë euro bonus veç për kontratë
Kylian Mbappe ka nënshkruar të martën kontratën me Real Madridin, e cila do ta mbajë atë të lidhur me “Los Blancos” deri në vitin 2029.
Pesë vjet kontratë dhe me synimet e pritje të mëdha për yllin francez, i cili i ka dhënë fund eksperiencës në Paris Saint-Germain.
Gjiganti francez i ka ofruar shumë më tepër para, por nënkampioni i botës me Francën ishte i vendosur për ta realizuar ëndrrën fëmijërore dhe sapo i ka përfunduar kontrata me parisienët vendosi t’i bashkohej gjigantit spanjoll.
Sipas mediave spanjolle, në start 25-vjeçari do t’i marrë 150 milionë euro si bonus nga klubi i ri.
E më pas do t’i llogariten ekstra rroga dhe të drejtat e imazhit.
Mbappe mund të debutojë me Real Madridin me fanellën e bardhë në Superkupën e Evropës më 14 gusht kundër Atalantës në Varshavë të Polonisë.