Mbappe: Dua ta eliminoj Ronaldon nga Euro 2024

05 korrik 2024 | 12:27

Franca dhe Portugalia do të përballen në çerekfinalen e Euro 2024, ku padyshim sytë janë te Kylian Mbappe dhe Cristiano Ronaldo.

Francezi nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për portugezin, ndërsa në një rrëfim para sfidës çerekfinale, deklaroi se e respekton Ronaldon si një legjendë të futbollit, por në fushë do të tentojë të fitojë për Francën.

“Është një nder për mua që do të përballem dhe do të takohem me Ronaldon, të gjithë e njohin admirimin që unë kam për atë. Herë pas herë jemi në kontakt dhe Ronaldo e ndjek karrierën time”.

“Ai është një legjendë e vërtetë e futbollit dhe do të mbetet i tillë, por unë dua që të fitoj ndaj Portugalisë dhe të afrohem një hap më shumë drejt finales me Francën”, deklaroi Mbappe.

Franca dhe Portugalia luajnë të premten nga ora 21:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se…