Mbappe e lë shumë prapa Messin e Ronaldon
Observatori i Futbollit i CIES (Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive) e ka përditësuar listën për futbollistët më të vlefshëm në botë. Aty listohen 100 futbollistët më të vlefshëm nga top pesë ligat evropiane. Tri vendet e para i mbajnë tre sulmues: Kylian Mbappe me 252 milionë euro, Mohamed Salahu me 219 milionë dhe Raheem Sterlingu me 208 milionë. Në pozitën e katërt gjendet Lionel Messi me 167 milionë euro, kurse Ronaldo është në pozitën e 20 me 118 milionë euro.
Përveç sulmuesve, futbollistët më shtrenjtë në pozitën e tyre janë Alisson Becker me 107 milionë euro për pozitën e portierit, Trent Alexander Arnold me 130 milionë euro për mbrojtësit dhe Paul Pogba me 125 milionë euro për pozitën e mesfushorit.
CIES i vlerëson lojtarët sipas moshës, kontratës, pozitës, minutave të lojës, golave, statusit ndërkombëtar, rezultateve të skuadrës, etj.