Mbappe e mbështet popullin turk: Do ta bëj maksimumin që t’i ndihmoj të ringriten

02 mars 2023 | 13:34

Kylian Mbappe e ka shprehur solidaritetin e tij përkrah popullit turk, të goditur nga tërmeti i tmerrshëm i muajit të kaluar, i cili i la më shumë se 40 mijë persona të vdekur.

Ylli francez ishte i ftuar në kanalin turk “TRT Sport”, përmes së cilit e shprehu gatishmërinë e tij për t’i ndihmuar të prekurit e tërmetit shkatërrimtar.

“Ishte një ngjarje mjaft tragjike. As që mund ta imagjinoja dhimbjen që e ka përjetuar populli turk. Futbolli botëror e mbështet Turqinë dhe do të bëjë gjithçka që është e mundshme që të ndihmojë këtë vend për t’u rindërtuar. Është një nder i madh për mua të bëj pjesë në këtë kauzë. Do ta bëj më të mirën për të ndihmuar”, ka deklaruar futbollisti i Paris Saint-Germainit.

“Do ta jap maksimumin nga vetja për të bërë mirë, brenda dhe jashtë fushës. Sot Turqia gjendet në një situatë të vështirë dhe shpresoj që do të dalim që ta kalojmë këtë gjendje. Për t’u rikthyer për të luajtur në Turqi dhe për t’i takuar fëmijët, për t’i bërë ata që të buzëqeshin”, ka deklaruar përfaqësuesi francez.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Napoli, Victor Osimhen, në një intervistë për “Corriere…