Mbappe e thyen rekordin e Messit
23 tetor 2019
| 11:47
Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe e ka thyer rekordin e yllit të Barcelonës, Lionel Messi.
Francezi shënoi tre gola në fitoren e thellë ndaj Club Brugge, gjë që e shndërroi në lojtarin më të ri që shënon tre gola në Ligën e Kampionëve.
Pasi u kthye nga regjimi për shkak të lëndimeve, 20-vjeçari hyri në ndeshje në minutën e 52-të dhe arriti të shënojë 3 gola. Ky rekord mbahej nga Lionel Messi, i cili kishte shënuar tre gola në Ligën e Kampionëve në moshën 21-vjeçare.
Në vendin e tretë për këtë rekord mbetet legjenda e Realit, Raul i cili e ka arritur këtë gjë në moshën 22-vjeçare.