Mbappe firmos me Realin, prezantimi pas Euro 2024

03 qershor 2024 | 22:17

Nga ky moment, Kylian Mbappé është lojtar i Real Madridit.

Është vetë klubi spanjoll që bën me dije nënshkrimin e sulmuesit francez, me “kosto zero”, me kontratë deri në vitin 2029. Prezantimi do të bëhet vetëm pas Euro 2024, ku Mbappe do përfaqësojë skuadrën franceze.

Pas shtatë sezonesh në PSG, periudhë gjatë së cilës u bë kapiten dhe golashënuesi më i mirë në historinë e klubit, Mbappé vendosi të mos rinovojë me parizienët për sezonin e ardhshëm.

Ai niset drejt kryeqytetit spanjoll, destinacion i paralajmëruar prej kohësh për “yllin” francez, për të veshur fanellën e kampionit të Europës. Mbappé do të mbajë fanellën me numrin 9 në sezonin e parë dhe kur kroati Luka Modric të largohet, ai do të mbajë numrin 10.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishte një nisje fantastike e kësaj mini-faze përgatitore. Kombëtarja e…