Mbappe flet për Messin dhe Ronaldon

15 shtator 2023 | 11:56

Leo Messi apo Cristiano Ronaldo? Bota e futbollit do të thirret kur dy yjet e futbollit të dalin në pension dhe t’i përgjigjen dilemës se cili nga të dy ishte më i miri.

Në lidhje me këtë dilemë, ka folur edhe Kylian Mbappe duke shprehur mendimin e tij në lidhje me dy ikonat e futbollit modern.

“Unë e dua Cristianon, kam qenë një fans i madh i tij kur isha më i ri. Por fillova të kuptoj se Messi është shumë i mirë. Kur je i ri dhe tifoz i Cristianos, nuk mund ta kuptosh sa i mirë është Messi sepse e do Cristianon. Jam rritur dhe tani i dua të dy”, ka thënë Kylian Mbappe, i cili u rrit me një poster të Ronaldos në dhomën e tij. Mbappe ishte bashkëlojtari i Messit në Paris Saint-Germain, por nuk ka luajtur përkrah portugezit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vladimir Putin u ka thënë gazetarëve se është i hapur…